13.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Einxhel i përgjigjet Rudina Dembacajt; aktorja sqaron deklaratën e saj

    Einxhel Shkira theksoi se nuk ka nevojë të vjedhë ide, si një përgjigje ndaj komenteve të Rudina Dembacajt, ndërsa kjo e fundit sqaroi se nuk e ka cilësuar projektin e Einxhelit për të ndihmuar vajzat që nuk kanë mundësi të kenë një profesion si plagjiaturë.

    E ftuar në “Pardon my french” në Top Albania Radio, Einxhel u shpreh se ka treguar mjaftueshëm që ka ide dhe nuk ka pse t’i marrë ato nga dikush tjetër.

    “Nëse dikush tjetër do kishte ngritur zërin, do kishte bërë sakrificë ngujimi në Big Brother, vetëm do e duartokisja që është dhe dikush tjetër si unë. Nuk mendoj se ka rëndësi kush e ka patur idenë e para, e dyta apo e treta. Unë e kam treguar mjaftueshëm që truri më buron ide dhe nuk hyj te njerëzit që kam nevojë të vjedh ide”, tha ajo.

    Nga ana tjetër, Rudina Dembacaj tha te “Goca & Gra” se nuk e ka konsideruar projektin e Einxhelit si plagjiaturë, por nuk ka qenë dakord që është komentuar si një projekt i jashtëzakonshëm që nuk ka ndodhur më parë.

    “Në mëngjes më dërguan që ka qenë ideja e Einxhelit për të bërë shkollimin e vajzave që nuk e kanë mundësnë. Unë e kam pasur si projekt dhe e kam. Nuk e kam shfaqur askund se vajzat që po ndihmoj e kanë problem të dalin me fytyrë. Vijon çdo ditë, nuk ka lidhje me një projekt televiziv […]

    Nuk kishte ndonjë përplasje po kur u shfaq në televizion, u tha se ishte një projekt i jashtëzakonshëm, i padëgjuar ndërsa unë e kisha shfaqur 1 vit e gjysmë më parë në Instagram. Nuk thashë është plagjiaturë, thashë u shtofshin projektet e tilla. Është nismë shumë e bukur dhe kur është në televizion, është e mrekullueshme”, tha Dembacaj.

    “U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit. Mirëmëngjes,” shkroi Dembacaj në Instagram Stories në fillim të shkurtit, ku postoi një video të tetorit të vitit 2020 ku fliste për projektin e saj “Malsoret e mia [sic]”, i cili është i ngjashëm me idenë që Einxhel prezantoi në “Big Brother VIP.

    Në një postim të mëvonshëm, aktorja shkroi: “Që të kuptohemi…Jam shumë e lumtur për çdo iniciativë për vepra të mira. Zot u shtofshin! Mbrojtja e ideve është gjithashtu vepër e mirë, në respekt të kujtdo!”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit