25.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Eni Vasili largohet nga Top Channel, rikthehet në News 24

    Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Open”, Eni Vasili, ka firmosur një kontratë disavjeçare me presidentin e “Fokus Media Group”, Irfan Hysenbelliu.

    “Open” do të nisë së shpejti transmetimin në ekranin e “News 24”.

    Burime mediatike thanë se Hysenbelliu dhe Vasili kanë rënë dakord që programi i drejtuar nga gazetarja do të jetë në transmetim katër herë në javë në “News 24”, në prime time, nga e hëna në të enjte.

    Me këtë marrëveshje, Eni Vasili rikthehet në News 24, ku për pesë vite drejtoi programin “Studio e Hapur”.

    Ajo e drejtoi “Open” për 4 vite në Top Channel, por pas rikthimit të Sokol Ballës u detyrua të largohet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit