6.5 C
Tirana
E mërkurë, 22 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Erion Braçe: Më larguan pa dëshirë nga Divjaka dhe pa më thënë pse. Lëvizja ime ndodhi brenda një jave

    Deputeti socialist, Erion Braçe, ka konfirmuar lajmin për largimin e tij nga qarku i Fierit dhe veçanërisht zona elektorale e Divjakës.

    Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në TCH, Braçe tha se nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale për shkak të marrëdhënieve që ka krijuar me banorët e zonës në qarkun e Fierit.

    Braçe nuk ka lënë gjë, në harkun e vetëm një jave nuk ka dashur të lëvizë nga zona e tij elektorale dhe ka një arsye, unë nuk jam nga ata deputetët që ndërron zonë elektorale, as për t’i ikur përgjegjësive të mia, as se nuk kam përmbushur përgjegjësitë e mia, nuk jam nga ata deputetë që ndërroj numër telefoni, kam të njëjtin numër që kam pasur në Berat qëkur kanë vendosur kompanitë, s’e kam ndërruar se kjo është marrëdhënia që kam me njerëzit”, tha Braçe.

    A ju thanë ju një pse?

    “Nuk kam një pse, ose kam një pse që natyrisht nuk më shkon që ta marr të mirëqenë. Pse-ja ime është shumë e thjeshtë, unë e kam shumë të vështirë t’i lë njerëzit në mes të rrugës, shumë e thjeshtë, e kam po kaq të vështirë që të fshij atë që është puna ime dhe të fillojmë një gjë nga e para. Është më shumë se sa një karrige. Ka qenë shumë e vështirë për ta pranuar, është e vështirë për të lënë njerëzit”, tha Braçe.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit