10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Erion Braçe thotë se pas nisjes së protestave të PD qendron një arsye tjetër, jo fati i Salianjit: Për të as iu plas hiç

    Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar dënimin e Ervin Salianjit dhe paralajmërimet e PD-së, për nisjen e protestave më 6 tetor.

    “Është antishqiptarizmi! As ju plas hiç për kolegun e tyre. Siç e përdorën, po e përdorin!

    Populli-Njerëzit, veçanërisht ata të rinj, duhet ta dinë: Janë të njejtët antishqiptarë dhe e kanë me Shqipërinë!

    Gjithë tensioni që medemek po ngrenë këto ore, kërcënimet që po lëshojnë lumë, zjarri me të cilin kanë mbushur gojën të cilën po e përdorim si flakëhedhëse nga Kuvendit, nuk ka kolegun e tyre në fokus- shumica e tyre e donin në burg, ta hiqnin qafe;

    Ka të bëjë me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian!

    Më datë 15 tetor, në Bruksel, negociimi i kapitujve nis zyrtarisht; nesër, në Kuvend, Komisioni i Integrimit duhet dhe do të miratojë pozicionin negociues për grup kapitujt e parë, aty ku është edhe drejtësia; pozicioni forcon edhe me pavarësinë e drejtësisë, institucioneve të saj!

    Tensioni e zjarri duhen fiks për këtë! Për asgjë e askënd tjetër në këtë botë! Shqipëria përmes drejtësisë arriti deri këtu;

    Tani ka mundësinë të negocioje fort e drejtë, të arrijë më shumë e të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian para vitit 2030! Kjo do të jetë fantastike. Por ky është tmerri për këta! Për ta Shqipëria është e fundit në listën e interesave. Kaq e thjeshtë është”, shprehet deputeti socialist

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit