21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Është perfekt”, burri i Oltës në mbështetje të Luizit: Nuk ka pasur kundërshtarë asnjëherë

    Bashkëshorti i Olta Gixharit, Dori, ka qenë një personazh shumë i diskutuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

    Ai u përmend tejet mase në BBVA, por përveç kësaj pati shkrime të ndryshme edhe në rrjete sociale.

    Ai ka dhënë një intervistë për “E diell”, ku ka folur për letrën që i dërgoi partneres së tij, lojën e aktores e gjithashtu tha disa fjalë edhe për Luizin.

    Telefonata me të u realizua pak orë më parë në studion e “E diell” nga motra e Oltës, Gerta.

    “Njerëzit kanë të drejtë të mendojnë për punën e shkrimit. Nëse mendojnë që nuk e kam shkruar unë le t’ia tregojnë dikujt tjetër meritat. Nuk ka problem. Nuk dua të njihem si shkrimtar i mirë”, tha ai fillimisht.

    Më tej Dori u pyet se si i është dukur loja e Oltës në Big Brother. “Kam qenë pak i mërzitur në fillimet e saja pasi për çështje të situatës u ndodh në një pjesë që do dilte keq me se s’bën. Pasi u bë si një tip hakmarrje mes dy gocave dhe njëri do dilte keq. Nga ai moment i mori loja mbrapsht, por e ka rikuperuar”, tha ai.

    Ai komentoi edhe lojën e Luizit, teksa vazhdoi: “Luizi në atë lojë është perfekt, nuk kemi çfarë të diskutojmë. Problemi është se nuk ka pasur kundërshtarë asnjëherë, nuk kishte ndonjë çun që të kishte mundësi të përballej”.

    Sa i përket aludimeve në rrjet, Dori theksoi: “Unë kam qenë gjithë kohës në Spanjë, erdha këtu kur u bë videoja me çunin. Nuk i kam pasur këto marrëdhënie fare, jo ka dhënë një milion jo ashtu. Janë lajme portalesh”.

    Kjo intervistë është zhvilluar pak orë para daljes së Oltës, por është transmetuar vetëm dje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit