Evi Kokalari ka publikuar disa detaje nga shkrimet amerikane, për konsulentin Chris LaCivita që ka angazhuar Sali Berisha për fushatën zgjedhore.
“Kane filluar sulmet nga militantet, disa me edukate dhe disa pa edukate fare. Me lejoni t’ju kthej nje pergjigje kolektive: As nuk me intereson fare. Vazhdoni.
Ama, pjeses tjeter dua tj’u them, nje dite do te me falenderoni qe u distancova dhe refuzoj te jem pjese e ketij lloj korrupsioni ne Shqiperi, dhe nese per momentin duket sikur po ndihmoj Ramen. Kete lufte po e bej vetem, qe ta keni te qarte – por ka nje shans shume te forte qe do t’ja dal – dhe ketu kam parasysh pastrim total te korrupsionit, si ata te PD dhe ata te PS, dhe te gjithe te tjeret rrotull dhe neper media!!
Nje detaj te fundit dua te shtoj – Kellici ka filluar me genjeshtrat e tij neper studio, si zakonisht. Pak a shume si ajo “bera kater vjet nga pese vjecari gjimnazit”
Chris LaCivita po hedh ne gjyq nje gazete qe ka publikuar fakte te dala nga ata te fushates vet, dhe kane thene se Chris pervec pageses per te bere fushate, ka marre para nepermjet nje kompanie reklamash qe ka. Gazeta apo ata te fushates qe kane folur me gazeten, e akuzojne Chris se ka fryre faturat dhe ka ‘vjedhur’ nga fushata e Presidentit Trump. Gjithashtu ai eshte akuzuar se rroga qe merrte ka qene e fryre ne krahasim me figura shume te forta afer Presidentit Trump.
Pra – gjyqet jane per faktin se gazeta e ka akuzuar Chris LaCivita se pak a shume ka vjedhur fushaten dhe Chris thote qe kjo i ka demtuar figuren. Gazeta refuzon ta heq artikullin dhe thote qe kane fakte. Nese gazeta ka pasur informacion te sakte te dal nga fushata, atehere Chris ta hedh ne gjyq sa te doje, nuk besoj se do te fitoje, por nese Chris mundet te verifikoj qe nuk ka bere manipulim faturash ndaj fushates – atehere mund te fitoj nje shume te majme nga gjyqi. Ngelet per t’u pare”, shkruan ajo.
Kokalari, duke iu referuar mediave amerikane, thotë se dhe Richard Grenell ka qenë kundër Chris LaCivita.
“Per opoziten qe vazhdojne ta shesin Chris DaCivita si personi qe i fitoi Trumpit zgjedhjet, po ndaj me ju nje artikull botuar disa dite perpara zgjedhjeve ne Amerike, qe shpjegon ne detaje se kush ishte Chris LaCivita per ata qe i kane sherbyer fushates se Trumpit shume me gjate:
“Në ditët pas paraqitjes së tij në NABJ – ndërsa stafi u përpoq për të kënaqur oreksin e shefit të tyre për pugilizëm pa i kënaqur impulset e tij – Trump filloi të humbiste besimin në ekipin e tij. Ai i kishte hedhur poshtë paralajmërimet e disa miqve, si ish-drejtori i tij në detyrë i inteligjencës kombëtare, Richard Grenell, se Ëiles dhe LaCivita nuk ishin të mirë për këtë detyrë. Por tani ai kishte arsye të pyeste. Me Harrisin duke u ngjitur me shpejtësi në sondazhe dhe shifrat e tij të favorizimit po rrëshqyen, Trump po mendonte, për herë të parë, një ndryshim të ekipit të tij. ”
Keto ishin mendimet e shume personave ne ate kohe. Shumica problemin e kishin me Chris LaCivita.
Kjo s’do te thote qe Chris mund te mos jete i mire ne profesion, por fushates se Trumpit ju bashkangjit ne 2023, dhe nuk eshte nga njerezit me te ngushte te tij.
Tashme, kuptoni qe Chris eshte ne Shqiperi per parane e tij, sepse i perket sektorit privat, dhe prania e tij tek PD nuk do te thote mbeshtetje nga Trump. Eshte kaq e thjeshte.
Nderkohe, ju lutem, i kujtoni Cim zgjuarsise, se Chris LaCivita NUK eshte strateg, por thjeshte ben konsulence fushatash dhe e dyta – ne asnje menyre nuk eshte arkitekti i fitores se Trump. Sic shihet ne artikullin me poshte Trump konsideroj ti heqin disa nga keta. Prandaj, te shesesh LaCivitan si arkitekt te fitores se Trumpit, eshte njesoj sikur te thuash se shembjen e piramides se krimit po e ben Berisha dhe jo SPAK.
Nderkohe, jo per t’ju ulur moralin, por sa per t’ju kujtuar realitetin – Jared Kushner dhe Edi Rama jane shume afer me njeri-tjetrin dhe komunikojne te gjithe kohe bashke, po nejse – ju merruni me LaCiviten, Rama merret me Jared dhe Ivanken.
O te mjere”, shkruan Kokalari.