13.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Fama të kthen gërhitjen në klarinetë”, Arbri dhe Zhaklina tallen me Kiarën

    Që prej rihyrjes së saj në shtëpi, Kiara ka ndryshuar dukshëm sjellje.

    Sjellja arrogante e Kiarës, siç e kanë quajtur disa prej banorëve, është komentuar edhe gjatë spektaklit të djeshëm.

    Arbri: Unë e kam parë ditën që erdhi këtu në studio që nuk takoi asnjë nga banorët. Edhe kur iku na bëri ironi. Fama është e vështirë të administrohet. Fama të kthen gërrhimën në klarinetë. Fama e tyre njerëzve që akuzon Bledin për vëmendje, kur kjo do vëmendje, fama të bën mos  të pyesësh më as për ngjyrat e rrobave të partnerit. Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem po mos të kisha parë videot s’do e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani. Përpara se të dilte kishte treguar maturi, kurse tani më vjen keq që hiqet si gruaja e sulltanit. Ajo tani është sulltanesha.

    Zhaklin: Teksa dëgjova Kiarën nuk e besoj që është e sinqertë. Arroganca dhe fodullëku, na japin përgjigje për çdo pyetje për vërtetësinë e saj në çdo gjë. Mendoj që vetëm ka konfirmuar që Kiara i merr gjerat në bazë të pëlqimeve nëpër rrjete. Në këto 90 ditë, Kiara ka tentuar të promovojë vlera pozitive dhe nuk e di si ikën këto vlera. Do i bëj thirrje vajzave që diljani vetëm në jetë, pa u treguar oportuniste.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit