10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Familja e G Banit dërgojnë letër në Big Brother: Djali ynë doli nga vetja, i kërkojmë falje Gjestit

    Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania”, babai i G Banit, Arban Përlala dërguan një letër emocionale drejtuar djalit të tyre, pas tensioneve dhe debateve të fundit në shtëpi. Letra e lexuar nga prezantuesi Ledion Liço, përmbante mesazhe reflektimi dhe një kërkesë ndjese ndaj banorit Gjesti.

    Në letër, prindërit e G Banit shprehën shqetësimin e tyre për sjelljen e tij, duke theksuar se veprimet e fundit nuk pasqyrojnë karakterin e vërtetë të djalit të tyre.

    Ata shkruan: “Jemi prindërit e Arbanit. Ai ka hequr dhe vuajtur shumë në jetë. Shumë ngjarje që nuk i ka treguar, e kanë bërë që të veprojë dhe të këmbëngulë, me të gjitha armët për të dalë nga vetja e tij. Ne nuk duam të ndryshojmë vendimet e juaja, por ndjesë për djalin që iu përmend familja.”

    Letra përfundonte me një mesazh të thellë, duke cituar At Gjergj Fishtën. “I kujtojmë Arbanit se Fishta i madh thotë: ‘Por i urti kurrë nuk ngutet prej burrnisë, por prej tute’.”

    Fjalët prekëse u pritën me heshtje dhe reflektim nga banorët e tjerë të shtëpisë. Ndërkohë, G Bani u pa emocional dhe i prekur nga ky gjest i prindërve të tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit