Gjesti, këngëtari nga Kosova prej disa javësh është kthyer në sensacion për publikun shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri. Eleminimi i tij nga Big Brother VIP Kosova, edhe pse është më i pëlqyeri dhe votuari i publikut, duke thyer rekorde me miliona klikime në rrejtet sociale, ka revoltuar shumë njerëz.
Por nuk kaloi as 24 orë, dhe Gjesti befasoi të gjithë fansat duke u bërë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 4.
Kjo ishte një surprizë e bukur për të gjithë fansat, të cilët e kanë përkrahur gjatë kohës sa ishte në BBVK.
Dhe ashtu si pritej, Gjesti, fenomeni më i ri i ekranit i cili po krahasohet me Luiz Ejllin dhe ndikimin që pati tek populli, ka marrë vëmendjen e plotë në shtëpinë e Vëllait të Madhe dhe të publikut.
Klikimet e videove të BBVA janë shumëfishuar sapo Gjesti është bërë pjesë e shtëpisë. Mesatarisht nga 10 mijë-15 mijë shikime, videot ku shfaqet këngëtari kanë marrë mbi 200 mijë klikime në vetëm pak orë.
Gjithashtu në faqen zyrtare në Instagram, Gjesti ka thyer rekord duke fituar rreth 200 mijë ndjekës të rinj, nga të cilët më shumë se 100 mijë vetëm në 24 orë.