13.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Fize të dëshiroj si i çmendur, o shpirt” – Motra e policit publikon mesazhet, emigranti “i djegur” për komshien në Fier, i shkruante pa pushim dhe nuk merrte përgjigje

    Motra e policit Fredi Lamaj, i akuzuar nga shtetasi Altin Mecaj se e ka rrahur barbarisht për shkak të disa mesazheve në rrjetet sociale, ka reaguar për herë të parë. Ajo thotë se Altini i ka dërguar dhjetëra mesazhe, madje edhe përse nuk merrte përgjigje, ai vazhdonte të shkruante.

    “Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta. Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet. Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

    Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë. Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje”, është shprehur zonja për A2CNN.

    "Fize të dëshiroj si i çmendur, o shpirt", motra e

    Motra e policit publikon mesazhet e Altin Mecaj

    Ashtu siç tregon dhe zonja, e cila në mesazhe del me emrin Fize, fqinji i saj Altin Lamaj që sapo ishte kthyer nga Gjermania, nuk i ka bërë vetëm “një koment” dhe “një pëlqim (like)”, por janë ddhjetëra mesazhe të vazhdueshme që shkojnë deri në përndjekje.

    “Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve. Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar. Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time”.

    "Fize të dëshiroj si i çmendur, o shpirt", motra e

    Motra e policit publikon mesazhet e Altin Mecaj

    Ajo thotë se e ka kallëzuar penalisht për përndjekje Altin Mecaj. Sipas zonjës, nga komunikimet që ka pasur me persona të ndryshëm, ka zbuluar se fqinji i saj të njëjtën sjellje e ka bërë dhe me shumë vajza të tjera, duke ju shkruar pa pushim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit