spot_img
spot_img

U largua nga “BBVIP”, Ilir Vrenozi tregon nëse do të shkojë në PodCast-in e Ramës: Nga PD, vetëm Salianji më ka kontaktuar

spot_img

Ilir Vrenozi ditën e djeshme vendosi që të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”, pasi deklaroi se nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore.

Por ditën e sotme, gjatë një interviste televizive, Vrezoni, i njohur si “demokrat i flaktë”, ka deklaruar se nga Partia Demokratike është kontaktuar vetëm nga ish-deputeti Ervin Salianji.

Ndërsa vendosi të mos komentojë edhe thirrjet e Sali Berishës për grevën e urisë, teksa tha se sishte i painformuar.

Nga Partia Demokratike më ka kontaktuar Ervin Salianji, i cili më tha ‘Bravo’. Askush tjetër. Nuk e di se çfarë ka ndodhur nga politika dhe nuk mund të flas”, tha ai.

Po ashtu ish-banori i “Big Brother VIP” ka deklaruar se nuk do të shkojë në podcast-in e kryeministrit Edi Rama.

A do shkoj në podcast-in e Edi Ramës? Jo, nuk dua ta dëgjoj si fjalë”, tha Vrenozi.

Lajmet e fundit