16.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fjolla Morina arrestohet sërish

    Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.

    Lajmi u konfirmua nga avokati i saj, i cili tha se në fakt ajo thjesht është shoqëruar.

    “Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, tha ai.

    Vetë Fjolla thotë se ndodhet në dyqanin e saj.

    Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

    Ajo kërkohet nga 21 prilli 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

    Më herët arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.

    Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL-i.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit