Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka treguar diçka më shumë për jetën e saj personale dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj, një raport që është mbajtur larg syrit të publikut.
Garo thotë se hoqi dorë nga karriera e saj pasi u martua me bashkëshortin e saj me profesion avokat dhe vendosën të shpërnguleshin në Zvicër.
Tashmë ajo është kthyer përsëri në Shqipëri ndërsa është përfshirë në politikë krah Partisë Demokratike.
Floriana Garo thotë se nuk ka qenë e lehtë që të përshtatej me jetesën e rë, dhe nga një figurë e arrirë dhe e njohur, u shndërrua vetëm në gruan e avokatit.
“Unë kam pasur një karrierë përpara sesa të martohesha. Një karrierë ku kam qenë shumë e njohur, shumë e realizuar me të gjitha dhe një moment e shkëputa, e ndërpreva karrierën time për të qenë gruaja e… tim shoqi, e avokatit në këtë rast që ishte në Zvicër.
Unë nuk isha më Floriana, por isha gruaja e avokatit. Nuk ishte e thjeshtë të përballeshe edhe me këtë situatë, megjithatë për mua ishte shumë e rëndësishme familja, ndërtimi i familjes, krijimi i familjes, fëmijët dhe të gjitha këto saqë e lashë egon time mënjanë deri diku.
Për një periudhë kohe dhe mendoj që edhe ajo që po thoshte Artioni më përpara dhe desha të elaboroja mbi këtë, është që të dy në të njëjtën kohë, pra të jenë super të realizuar është pak e vështirë sepse koha për familjen është e limituar për një çift që është ambicioz dhe unë e diskutoj shpesh me tim shoq këtë gjë, është që projektet mund të jenë me faza.
Një moment ai është më i zënë dhe unë do të tërhiqem më shumë, një moment unë do të jem më e zënë dhe ai do të jetë pak më i tërhequr sepse ndryshe nuk e bën dot familjen. Nga eksperienca personale, unë këtë mund të them,” u shpreh Floriana Garo, e ftuar në emisionin “Shije shtëpie”.