11.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Fotot e Veliajt në gjyq, Karamuço: Duhet një hetim i brendshëm, duhet të ketë dalë nga punonjësit

    Ditën e djeshme në media dhe rrjetet sociale u publikuan foto të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, teksa ndodhej në sallën e gjyqit të GJKKO-së për konfirmimin e masave.

    Fotot, është e paqartë në çfarë formë janë bërë dhe më pas kanë dalë, pasi në ambientet e brendshme ndalohen kamerat, celularët dhe çdo pajisje tjetër regjistruese audio apo video.

    Lidhur me këtë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se dyshimet janë që fotot të kenë dalë nga punonjësit.

    Ndaj, sipas tij, SPAK duhet të kryejë një hetim i brendshëm, dhe është e lehtë të gjendet se kush i ka nxjerrë, për shkak se i gjithë ambienti është i pajisur me kamera.

    Deklarata e Karamuços në Real Story:

    Duhet të kenë dalë nga punonjësit e atij institucioni. Ndalohet hyrja në “kompleksin e madh” se është edhe gjykatë dhe prokurori dhe BKH në atë godinën e qelqtë pa dorëzuar celularët që kanë një sirtar që ti e dorëzon aty.

    Celular në sallë mund të mbajë prokurori. Përveç celularit nuk lejohen edhe sende që mund të përbëjnë objekt përgjimi, çelësa të mëdhenj, gjëra të metalta e kështu me radhë. Mbasi i dorëzon këto, ti kalon në urën e kontrollit, është urë kontrolli metal kërkues.

    Këtë mund ta kenë vetëm efektivët e ruajtjes së rendit dhe sigurisë nëpër sallat që zhvillohen gjyqet ose prokurori ose nuk e di, gjyqtarët, pra funksionarë publikë, nuk ka të bëjë me persona konkretë qoftë edhe të pranishëm në sallë sepse nuk iu lejohet celulari brenda këtyre ambienteve.

    Patjetër që është funksionar sepse çdo civil, çdo qytetar nuk lejohet. Mendoj se duhet të bëhet një hetim i brendshëm sepse aty ka kamera sigurie gjithandej edhe mund të kuptohet shumë mirë se kush është personi, nga cili pozicion, nga ka hyrë nga ka dalë, është çështje e tyre e brendshme që duhet ta zgjidhin sepse këto raste të ngjashme krijojnë ë një lloj precedenti shumë të keq.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit