8.5 C
Tirana
E enjte, 9 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Fto Lorin dhe Sarën në emision”: Si iu përgjigj Arbana ndjekësit

    Moderatorja Arbana Osmani “ndau rrugët” me logon televizive të “Top Channel”, duke lënë pas gjurmën e saj në këtë televizion.

    Por, ndërsa ka vendosur të shkëputetet nga televizionit tradicional duke sjellë për publikun emisionin e saj “Mirëmbrëma yje”, përmes platformave virtuale, publiku ka sërish pikëpyetje lidhur me këtë vendim.

    Thënë më saktë, të shumta kanë qenë zërat që kanë aluduar lidhur me një krisje të raportit mes motrave Lori dhe Sara Hoxha, aksionere në “Top Channel” dhe Arbana Osmanit, duke theksuar se kjo mund të jetë arsyeja e largimit të moderatores nga ky televizion.

    Në mesin e shumë zërave ishte edhe ai i një prej komentuesve në “Instagram”-in e Arbanës, teksa kjo e fundit publikoi një pjesë të emisionit të saj të radhës, i cili transmetohet të enjten.

    “Fto një natë motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën se e ardhmja nuk zgjat bukur pa e kthyer nganjëherë kokën pas”, shkruan komentuesi.

    Por, si rrallë herë, Arbana ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij komenti, duke sqaruar (deri diku) raportin me motrat Hoxha. Ajo shprehet se dy motrat e kanë derën hapur kurdoherë tek ajo.

    “S’ka nevojë për citate. Liri dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesë në shtëpinë time se e kanë derën gjithmonë hapur”, shkruajti Arbana në përgjigje të komentit.

    Raporti mes motrave Hoxha dhe Arbanës u komentua që pas ikjes së kësaj të fundit nga televizioni, pasi emisioni që prej vitesh ishte moderuar nga ajo, “Big Brother VIP”, iu besua Ledionit. Megjithatë, nuk dihet nëse ishte pikërisht moderimi i këtij formati që solli edhe largimin e Arbanës.

    “Fto Lorin dhe Sarën në emision”: Si iu përgjigj

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit