Fatmir Mediu, që nuk hyri dot në sallën e inagurimit të Donald Trump si president, ka mundur të sigurojë një ftesë për një festë ku ishte prezent dhe Trump.
Dhe ka postuar një video si fëmijë i lumtur, aq sa të vjen keq kur e sheh në këtë gjëndje.
“Liberty Ball.
Mbas The Commander in Chief Ball” isha i ftuar në seksionin VIP të Liberty Ball, në një atmosferë festive ku presidenti Donald Trump u shoqërua nga gjithë familja e tij.
Në fjalën e tij ai prezantoj edhe njëherë qëndrimet e tij për një Amerikë të ëndrrave, një Amerikë e fortë Ushtarakisht, Ekonomkisht dhe politikisht”, shkruan Mediu, që më në fund e plotësoi ëndrrën e tij për të qenë në një sallë me Donald Trump (edhe pse aty kishte mijëra persona të tjerë).
Sa për dijeni, aty ka qenë edhe Belind Këlliçi…