4.5 C
Tirana
E martë, 10 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    G Bani s’paska mendim aspak të mirë për Noizy-n, MC Kreshën dhe Getoarin

    G Bani, kur flet, kujdeset që të bëhet lajm. Rishtazi, i ftuar në emisionin “Më prit të dielën”, foli jo dhe aq pozitivisht për kolegët e tij. Përmes inteligjencës artificiale u krijua një skenë imagjinare, ku reperi do të ishte në një ashensor me Noizy-n, MC Kreshën dhe Getoar Selimin dhe G Bani si përherë, nuk vonoi të na surprizonte.

    Ç’tha për Noizy-n?

    “Është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur, por (gjithsesi) është i pabesë”.

    Po për MC Kreshën?

    “Është artist i mbivlerësuar. Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë.”

    Për Getoarin?

    “Është djalë i keq! Shumë i keq!”

    Se ç’ka ndodhur mes tyre s’e dimë, por që në këtë pikë, nuk mund të ketë gjithë bota një problem me G Banin dhe ky të jetë më i pastër se qelibari…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit