Analisti Lorenc Vangjeli mendon se në aspektin moral, politik e publik. , Gjici e ka marrë tashmë dënimin e tij. Por ai ka një paralajmërim të frikshëm që lidhet me gruan e skandalit të Kukësit:
“Më e rëndësishme se kaq, e vërteta lipset të dalë në dritë si mjeti i vetëm për të shkëputur zinxhirin e fajtorëve dhe për të shmangur hakmarrjen. Që shpesh në Shqipëri i delegohet plumbave. Ndryshe, pagjumësia që ka shkaktuar Alma nga Tirana në Kukës e kudo gjetkë në Shqipëri, do të ishte e keqja më e vogël…” – parashikon Vangjeli.
Ai shton se ka një pyetje ende pa përgjigje:
“Logjika, por me siguri edhe intuita do t’i ketë shtyrë hetuesit e SPAK-ut të gjejnë përgjigje edhe për një pyetje që nuk ka marrë ende përgjigje. Kush e krijoi çiftin e bashkëpunëtorëve, kush e dërgoi Almën të takohet me bashkëbiseduesin misterioz të audios?
Rregullat e kriminalistikës vlerësojnë se 48 orëshi i parë mbas krimit është vendimtar për të siguruar provat dhe për të zbuluar krimin. Nëse ka ndodhur kështu, shpejt do të kuptohet se është shfaqur vetëm një pjesë e puzzle-t kriminal të ngjarjes dhe se të tjera copëza do të pritet të bashkohen për të shfaqur të plotë tablonë e trishtueshme të skandalit” – thotë Vangjeli.



