spot_img
spot_img

Kur Servet Pëllumbi vizitoi në spital Kadri Roshin dhe aktori ju përgjërua për ndihmë: Më gjej ca para se kam gruan pa bukë në shtëpi, pa unë do vdes

spot_img

Gazetari Hamdi Jupe, një nga themeluesit e PS, ka ndarë një rrëfim të trishtë gjatë viteve kur ka shërbyer Shef Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, për momentet e fundit të jetës së aktorit të madh Kadri Roshi.

Ai tregon se në momentet e fundit të jetës, Kadriu, artisti i Mallakastrës dhe gjithë Shqipërisë, ishte shtruar në Spitalin Ushtarak dhe kryetari Servet Pëllumbi me të marrë vesh lajmin, urdhëroi stafin që të përgatiteshin sepse do të shkonin menjëherë.

Ja si e tregon gazetari Hamdi Jupe këtë moment:

“Në mëngjes më thirri Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi në zyrë. Punoja si shef i kabinetit të tij.

– Do të shkojmë për vizitë në Spitalin Ushtarak. Atje është shtruar i sëmurë Artisti i Popullit Kadri Roshi. Ka qenë aktor i madh prandaj meriton respekt – tha ai.

U nisa para tij për të takuar drejtorin e spitalit me qëllim që të ishte aty kur do të vinte Kryetari. Eskorta me Pëllumbin mbërriti në orën e caktuar.

 Hymë në dhomën ku ishte artisti. Me ne, edhe oficeri i eskortës. Aktori ishte sistemuar i vetëm në dhomë për të qenë i qetë nga pacientët e tjerë. Pak fjalë përshëndetëse me të dhe papritur ai na u drejtua neve:

– Ju lutem, dilni pak nga dhoma ju, se kam një muhabet vetëm me Servetin. – Ai po fliste sikur Kryetarin e Kuvendit ta kishte vëlla. U habitëm nga fjalët e aktorit dhe vështruam nga Kryetari. Mirë ne të tjerët, po edhe drejtori – mjek i spitalit, duhet të dilte jashtë nga dhoma e pacientit!?

– – Dilni, dilni – tha Kryetari. – Ne jemi burra të vjetër dhe kemi edhe ne sekretet tona. – Edhe për të ishte e papritur kjo kërkesë e aktorit, por nuk mund ta kundërshtonte.

Dolëm nga dhoma dhe po prisnim në korridor të habitur, derisa dera u hap dhe Kryetari na ftoi të hynim prapë.  Qëndruam ca kohë  aty, ndërkohë që Kryetari po bisedonte me aktorin dhe drejtorin për situatën e tij shëndetësore. Pastaj u kthyem në Kuvend.

Sapo kisha hyrë në zyrë, kur Kryetari më thirri të shkoja te zyra e tij. Më habiti kjo, sepse para pak minutash ishim bashkë në spital. Mos vallë kishte ndodhur ndonjë gjë e papëlqyeshme gjatë vizitës sonë atje (çështje protokolli) dhe tani po më thërriste për të më  tërhequr vërejten për “pakujdesi në detyrë”? U ulëm të dy në kolltukun e gjatë të zyrës së tij. Kryetari heshti për pak çaste, pastaj hapi gojën.

– E more vesh përse ju nxori artisti nga dhoma juve? 

– Jo, nga ta merrja vesh?  – u përgjigja. – Ju e patë vetë atë që ndodhi, ne dolëm jashtë.

– Po – tha profesori, gjithnjë me një hije të rëndë trishtimi në fytyrë – Ai ju nxori juve jashtë  dhe atëherë, kur ngelëm vetëm,  më bëri mua një kërkesë të panatyrshme. – Kryetari mori frymë thellë, sikur të donte të thoshte diçka të rënde. – Më tha: “Të lutem, më ndihmo të gjej  ca para, se e kam gruan pa bukë në shtëpi. Nuk po pyes për veten time, se e di që do vdes, po kam hallin  e saj”.

Lajmet e fundit