Nga Bledi Mane
Sot gjithë Shqipëria videot pornografike i ka në telefona, moralin në gojë dhe heshtjen në ndërgjegje.
Hesht policia, hesht prokuroria, hesht media, hesht shoqëria civile.
Të gjithë jemi vetëm spektatorë që masturbojmë me poshtërimin e tyre ndërsa nesër do ulërijmë se do na vijë radha kur në ekranin e celularit të jetë pa brekë dikush nga ne.
Sot turpi nuk është gruaja në video, turpi është burri që e filmon për ta poshtëruar.
Një burrë i madh në trup por i vogël dhe i ndyrë në karakter që harron se në këtë jetë prej seksit kemi ardhur.
Ndërkohë jeta vazhdon, paradite veshim kostumin e moralistit dhe shajmë gratë që janë brenda atyre videove e sapo bie nata shohim videot dhe masturbojmë me to…



