Gazetari Fatos Mahmutaj ka bërë një deklaratë të fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke ju referuar rastit të akuzave publike ndaj gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, kur është shprehur se kushdo që është ngatërruar me të, ka vdekur në aksident.
Lideri demokrat dhe mbështetësit e tij akuzojnë prej më shumë se dy vitesh, gjyqtaren Irena Gjoka, se u është nënshtruar presioneve për shkak të kaluarës së saj dhe ka vendosur të dënojë Sali Berishën.
Sipas gazetarit Fatos Mahmutaj, Irena Gjoka është duke zbatuar vetëm ligjin, në rastin e ish-kryeministrit, dhëndrrit të tij dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi.
“Jemi në momentin kur Fredi Beleri përkrahet nga shërbime sekrete greke. Kemi dhe Berishën që bie në lojë e shërbimeve sekrete greke dhe hap luftë ndaj një gjyqtareje shqiptare. Gjykatësja po zbaton legjislacioni shqiptar ashtu siç është… Kemi të bëjmë me një njeri që po zbaton legjislacionin siç duhet.
Greqia është një vend që bën pjesë në Komisionin Europian. Një nga kriteret që i është vënë nga Europa është rregullimi i legjislacionit dhe arkivave. Por duhet thënë. Berisha ka treguar se cilido që i është ngatërruar në këmbë, në aksidente ka vdekur”, tha gazetari në Abc News.
Fatos Mahmutaj, gazetari që u plagos në krye të detyrës gjatë protestës së 21 Janarit, është zhvendosur në Bruksel. Ai u largua menjëherë nga Shqipëria pas ngjarjes dhe kërkoi azil në Belgjikë, kur dhe pas shumë vështirësish e përfitoi.



