11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gazetari zbulon sekretin e lidhjes së Adrola Dushit: Për Shën Valentin i erdhën disa lule…

    Të ftuar në mbrëmjen gala të Top Albania Radios ishin dy miqtë e mirë, Adrola Dushi dhe Eraldo Rexho. E ky i fundit nuk ‘e kurseu’ një sekret lidhur me jetën private të modeles bukuroshe.

    Me kë e kaluan Shën Valentinin Eraldo dhe Adrola?

    Adrola: Kombinojmë shumë bukur bashkë, nuk kemi nevojë për më shumë, apo jo?

    Eraldo: Shokët bashkë rrijnë apo jo? Kështu që, ne nuk na ndajnë eventet, nuk na ndajnë festat, nuk na ndan përditshmëria. Ndaj edhe sot erdhëm bashkë.

    A i erdhën lule për 14 shkurt si dhuratë Adrolës?

    Eraldo: Disa i erdhën…

    Adrola: Përgjigjet shoku im për mua. Po pa lule nuk do rrimë tani, është minimumi.

    Si ndihet Adrola kur cilësohet si ‘vajza më e bukur shqiptare’?

    Adrola: E kam thënë dhe e ripërsëris prapë, nuk jetoj kurrë me idenë si vajza më e bukur, e shijoj si epitet që e kam por uroj që të mos jetë vetëm një epitet, e bukur, por dhe një vajzë që me të vërtetë ka shumë vlera të tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit