24.5 C
Tirana
E shtunë, 13 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Genc Gjokutaj kërcënon Gaz Bardhin? Flutura Açka zbardh skenarin për avokatin e Berishës

    Flutura Açka ka reaguar për postimin e bërë mbrëmjen e djeshme nga Genc Gjokutaj. Deputetja e Partisë Demokratike që nuk do të jetë pjesë më pjesë e Kuvendit prej muajit shtator, ka theksuar se si Gjokutaj ka kërkcënuar hapur Gazment Bardhin.

    Shkrimtarja e njohur nuk lë pas as ironinë duke u bërë thirrje demokratëve që nuk mund të durojnë më thirrje të tilla nga pjesëtarë të Partisë Demokratike. Në fund, në facebook-un e vet e mbyll duke evidentuar faktin se si kjo forcë politike po përdoret si pronë personale.

    Postimi i Flutura Açkës në facebook:

    Nuk kam fjalë!  Shpjegimet i kanë të gjitha vetë këto fjalë. E të mendosh që të tillë ankohen gjithë ditën se drejtësia bën politikë. Ky ēshtë kërcënim publik! A është ky qëndrim zyrtar i PD-së? Të gjithë luftën duket se e kanë me Gazin dhe shokët é tij. Po partinë prej Gazit, dhe një shoqe të Gazit, e keni ore tē uruar! PD, tokë e xanun! Demokratë të të gjitha halleve, ç’duroni! T’ju ketë nisur java mbarë!”

    Çfarë shkruante Genc Gjokutaj në rrjetet sociale:

    Doktor Berisha e solli PD ne jete pas nje koma artificiale te shkaktuar nga armiqte e saj! Sot armiqte e dikurshem te PD te “penduar” por te paguar dje dhe sot nga Rama & Co po pergatiten te riasgjesojne PD dhe Berishen! Disa prej tyre edhe deputete te PD  neser te klonuar nga Rama. Jane te shfaqur me emer dhe mbiemer ndaj beteja me ta sot eshte më e ashpra pse do te luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund te largojme shpetimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshnin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta eshte e shpallur! Bujrum!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit