7.5 C
Tirana
E mërkurë, 21 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Gjurmë të shumta janë humbur, por ujku është i dukshëm” – Rama homazhe për viktimat e 21 Janarit: Mos kërkoni te ne përse nuk është bërë drejtësi, por te Stacioni i Trenit

    Në 15-vjetorin e ngjarjes tragjike të 21 janarit 2011, kryeministri Edi Rama zhvilloi homazhe për katër protestuesit e vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Ceremonia u mbajt brenda ambienteve të Kryeministrisë, aty ku Rama kujtoi me dhimbje ditën e përgjakshme që ka lënë gjurmë në historinë e vendit tonë.

    Gjtë fjalës së tij Rama u ndal edhe foli për sistemin e drejtësisë edhe SPAK, institucion i cili sipas tij nuk e pa për disa vite “21 Janarin” por vetëm pasi Gjykata e Strasburgut e nënvizoi si shkelje, pas përpjekjes së Mark Nikës, xhaxhait të Aleks Nikës që e dërgoi në Strasburg ngjarjen.

    “21 janari ka një specifikë, ndërkohë që gjurmë të shumta janë humbur, ujku është krejtësisht i dukshëm në sytë e të gjithëve.

    Gjykata e Strasburgu i nënvizoi qartë si shkelje, qoftë në përdorimin e forcës vdekjeprurës, qoftë mungesën e bazës legjitime për të mbrojtur zyrën e kryeministrit me forcë vdekjeprurëse duke kërkuar autoritetet të zbardhin krimin” u shpreh Rama.

    Rama më tej është shprehur se përgjegjësia e gjetjes së drejteësisë nuk është në duart e tyre port ë SPAK-ut.

    “Ndërsa nevoja për drejtësia nuk vdes kurrë edhe kur vdes shpresa. Ulërima e kësaj padrejtësie nuk do të shuhet asnjëherë dhe nevojë për drejtësi do të triumfojë me se s’ben. Ne nuk e kemi tradhtuar zotimin solemn, përderisa duke pavarësuar pavarësinë nga pushteti politik duke ngritur SPAK dhe Gjykatën Speciale, kemi krijuar kushtet për fundin e pandëshkueshmerisë me ligj, jo me zakon, përmes organeve të drejtësisë dhe jo qeverisë. Ky është fakti. Këtë s’e luan topi. Kush e kërkon nga ne pse nuk është bërë drejtësi, të shikojë te stacioni i trenit, jo tek kjo godinë” u shpreh kryeministri teksa në fund të fjalës shtoi një copëz nga piseda që kishte patur ë parë me Mark Nikën.

    “Të tjerat para 21 janarit, sicc e tha Marku kur po pinim kafen, janë si hetimi edhe gjyqi i kafeve të Nexhimes” u shpreh ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit