spot_img
spot_img

Dhëndri i Donald Trump vjen në Vlorë, takim me një studio arkitekturore për Sazanin

spot_img

Dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Jared Kushner, ka mbërritur sot në qytetin e Vlorës.

Vizita e tij është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga një delegacion, ndërsa lëvizjet e tij janë monitoruar nga automjete policie.

Kushner është parë duke lëvizur në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm për të diskutuar mbi mundësinë e një investimi në ishullin strategjik të Sazanit.

Kushner u shfaq i shoqëruar nga disa automjete policie.

Kushner nuk do zhvillojë takim me përfaqësues të pushtetit vendor apo qendror, por me një studio arkitekturore.

Diskutimet do të fokusohen në mënyrën e realizimit të projektit dhe detajet e investimit të mundshëm në ishullin strategjik të Sazanit.

Takimi po zhvillohet në zonën e Molit të Naftës, në Ujë të Ftohtë, ku delegacioni i Kushner po shqyrton mundësitë konkrete të projektit, nvestimit në ishullin e Sazanit.

Lajmet e fundit