18.5 C
Tirana
E enjte, 22 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gjylameti nuk i bindet urdhërit të Edi Ramës

    Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve, Blerina Gjylameti ka ngritur akuza të forta për manipulim të votave brenda Partisë Socialiste.

    Ajo humbi mandatin për deputete në qarkun e Tiranës pas numërimit të votave të diasporës, të cilat i dhanë një avantazh prej 140 votash Olta Xhaçkës, duke e nxjerrë atë fituese të mandatit.

    Gjylameti ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  pamjet filmike të procesit të numërimit, duke pretenduar se i janë vjedhur votat brenda partisë dhe ia ka arritur t’i marrë ato.

    Kujtojmë se Edi Rama kërkoi nga kandidatët të tërhiqeshin nga vendimi për të marrë pamjet filmike nga KQZ, ndërsa 3 socialistët e tjerë Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia dhe Frrok Gjini kanë hequr dorë.

    Gjylameti ndërkohë, nuk i është bindur urdhërit të Edi Ramës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit