10.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Gjyshja e Kiarës ka përfunduar në spital”- Flet kushërira e moderatores: Familjarët janë të prekur shumë

    Kiara është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi publiku vendosi që të rikthente 4 banorë të eleminuar.

    Megjithatë, duket se moderatorja zgjodhi një tjetër “Kiara” për të shfaqur këtë herë, teksa u shfaq e ftohtë me banorët e tjerë, aq sa ata e cilësuan si arogante. Nga ana tjetër edhe publiku nuk e ka pritur shumë mirë këtë sjellje të saj, duke reaguar me komente negative për moderatoren.

    E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ditën e djeshme ishte Ema Shazivari, kushëria e Kiarës, e cila zbuloi se familja e Kiarës është e prekur nga këto mesazhe, madje gjyshja e saj Leta, është ndjerë shumë keq sa ka shkuar dhe në spital.

    “Komentet negative në rrjetet sociale ndikojnë shumë tek të afërmit. Kam biseduar me familjarët e saj. Pak para se tën isja emisionin, fola dhe me gjyshen e Kiarës e cila është prekur shumë nga këto komente dhe mesazhe, saqë ka pasur dhe probleme shëndetësore dhe i është dashur të shkojë në spital nga komentet dhe sulmet e shumta në rrjetet sociale. Përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithë komentuesve, jo vetëm për Kiarën por për të gjithë, që të bëjnë kujdes me familjarët jashtë”– tha Shazivari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit