1.5 C
Tirana
E diel, 23 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Greqia akuzon Shqipërinë se i ka vjedhur liqenin e Gramozit! Detyron Google ta ndajë kufirin në mes, por s’kënaqen me aq

    Lajmi se në Shqipëri është zbuluar një prej liqeneve më interesantë në botë, dhe fare pak larg kufirit me Greqinë, duket se ka shkaktuar një farë revolte te fqinjët tanë jugorë, të cilët kanë parë se e kanë humbur këtë mrekulli me vlera botërore për “çështje metrash”, duke i bërë që të rishikojnë edhe njëherë kufirin.

    Këtë herë, de-facto grekët kanë “rrëmbyer” përmes Google Maps një tjetër liqen ndoshta jo më pak të rëndësishëm se ai i zbuluar në thellësitë e tokës në Leskovik.

    Bëhet fjalë për liqenin akullnajor të Gramozit, i njohur edhe si liqeni i Beznjas, që zyrtarët grekë pretendojnë se e kanë patur të tyrin, dhe se shqiptarët kanë “lëvizur piramidat kufitare” duke e përvetësuar gjatë viteve të fundit.

    Skandali nuk ndalet këtu, teksa mediat greke thonë se liqeni i Gramozit, që ndodhet në 2,350 metra lartësi në malin e Gramozit në Ersekë, është liqeni akullnajor më i madh që ka…Greqia.

    Ata madje akuzojnë kryeministrin Edi Rama, i cili kohë më parë kishte postuar fotografi piktoreske nga ky liqen-  duke e shoqëruar me mbishkrimin “Shqipëria e bukur”- se po përdor një aset grek për turizëm në Shqipëri.

    Sipas zyrtarëve grekë, ndryshimi i kufirit ka nisur rreth dy vite më parë, deri sa para një viti, liqeni – në Google Maps – është kaluar i gjithi brenda territorit shqiptar.

    Ish-kreu i Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare të SYRIZA-s Evangelos Apostolakis ka pretenduar se shqiptarët kanë zhvendosur piramidat në brendësi të kufirit grek duke e përvetësuar këtë liqen.

    Tashmë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë greke ka kontaktuar me Google, duke e detyruar këtë të fundit të shtyjë sërish kufirin për t’ia dhënë Greqisë liqenin e Gramozit, por megjithatë, janë të pakënaqur sepse Google ka vendosur që kufirin në këtë zonë ta kalojë në mes, duke e ndarë liqenin në dy pjesë, gjysma për Greqinë dhe gjysma tjetër për Shqipërinë.

    Kryebashkiaku Nestorio-s në Kastoria, Christos Gkosliopoulos, u ankua gjithashtu për këtë dhe tha se ka njoftuar autoritetet më të larta të Greqisë, të cilët i janë përgjigjur se “janë në dijeni të problemit” dhe se po punojnë që liqenin e Gramozit ta marrin plotësisht brenda territorit të tyre.

    Çuditërisht, edhe në Wikipedia, ekzistojnë dy faqe të dedikuara në gjuhën shqiper për të njëjtin liqen. Njëra faqe e cilëson liqenin e Gramozit si liqen grek dhe tjetra nuk përmend “kombësi” por thotë se liqeni ndodhet pranë shfatit Starje, që është fshat shqiptar në zonën e Kolonjës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit