21.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Gruaja e Aldo Bumçit porosiste streçe dhe rroba për palestër në orar pune, ndërsa punonte si këshilltare në Presidencë

    Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka publikuar ditën e sotme në grupin e tyre në Telegram të dhëna që i përkasin ish- presidentit të Republikës Ilir Meta.

    Bashkë me të janë “hackeruar” edhe ish-këshilltarët e tij për fusha të ndryshe.

    Këtu përmendim: Anna Maria Vasili, Jetmir Hyseni, Andi Hasani, Flamur Gashi, Ylli Asllani, Ilda Zhulali, Anjeza Burnazi, Arben Çiçi, Bledar Dervishaj dhe Albana Veizi.

    Me dhjetra faqe janë shkëputur nga posta e tyre elektronike, por edhe të dhëna nga organizime të shuma, duke përfshirë foto dhe video.

    Dokumentat e publikuar hakerat i kanë shoqëruar edhe me një mesazh lidhur me korrupsionin dhe sjelljen e pushtetarëve me qytetarët në vendin tonë.

    “Nuk mbulohet dielli me shoshë! Ha me ujqërit dhe qan me delet. Njerëzit nuk tallen më nga socializmi demokratik. Boll me korrupsionin!,”-shkruhet në mesazhin anglisht.

    Nga të dhënat e publikuara, shihet se si Ilda Zhulali, gruaja e Aldo Bumçit, e cila punonte në Presidencë, porosiste streçe e rroba për palestër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit