12.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Habit PD: SPAK arrestoi Veliajn për të eklipsuar marrëveshjen tonë me amerikanin e fushatës së Trump

    Partia Demokratike e sheh arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj si një provë të “kapjes së SPAK-ut” nga qeveria e Edi Ramës.

    Zëra të rëndësishëm nga PD, duke përfshirë Edi Palokën dhe Belind Këlliçin, aludojnë se arrestimi i Veliajt është bërë pikërisht sot, “për të sfumuar lajmin e ardhjes së udhëheqësit të fushatës së Trump në PD”.

    Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt“, deklaroi BelindKëlliçi.

    Këtë e tha edhe Edi Paloka:

    SPAK thjeshtë vërtetoi dhe një herë se është në shërbim të Ramës duke dashur të lërë në hije me këtë lajm faktin që grupi i cili nxorri fitues Presidentin Trump, do drejtojë dhe PD në fitore“.

    Mesa duket PD-ja kishte planifikuar ta shndërronte ditën e sotme në një festë, dhe me një pasqyrim mediatik sa më të madh kontratën me Chris LaCivita, i cili udhëhoqi fushatën elektorale të presidentit Donald Trump.

    Lajmi i arrestimit të Veliajt, sigurisht që e ka eklipsuar këtë zhvillim nga PD-ja, por pretendimi i tyre se kjo ka ndodhur qëllimisht, ka shkaktuar jo pak habi edhe te komentuesit e shumtë në rrjetet sociale.

    Këtë pretendim të Këlliçit dhe Palokës e ka përforcuar me një qëndrim zyrtar PD-ja përmes zëdhënëses Floriana Garo.

    Ajo tha në një deklaratë për media se “Edi Rama urdhëroi prokurorët të arrestojnë Veliajn”, pasi u tremb nga ardhja e Chris LaCivita në Shqipëri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit