Avokatja Adriana Kalaja ka ironizuar në rrjete sociale protestën e Adriatik Lapajt dhe dërgimin e tij tek Spitali i Traumës, pasi u godit në kokë gjatë përplasjes me policinë, nga një ngrohëse e madhe.
Mbështetësja e Sali Berishës, shkruan se “regjisori” nënkuptuar Edi Rama, ia plotësoi dëshirën për një ambulancë, të cilën e kërkoi në protestën e zhvilluar në mesditë, duke ia dërguar në mesnatë.
Ndër të tjera, ajo i referohet fotove të postuara nga spitali, ku Lapaj është i shtrirë në krevatin e pacientit dhe pavarësisht plagës në kokë, nuk e ka hequr kapelen. Kalaja e mbyll reagimin e saj duke thënë se këto jane vetëm seritë e para të këtij filmi.
“Të gjithë kërkojnë një krëhër….
Kurse ai, kërkoi një ambulansë.
Si tha në orën 12 të drekës?
Për 28 ditë nuk na solli një ambulance.
Ndërkohë, regjisori ja plotëson dëshirën.
Ja dërgon në orën 12 të natës.
Pa ndodhur “konflikti” madje.
Për, Ju që nuk besoni te shëndetësia shqiptare ju them se e keni “gabim”.
E patë?
Me atë plage të rëndë në kokë, as kapelen nuk i’a hoqën.
Hahahahahahahaha.
Ohhhhhhhhhhh çu kënaqëm.
Po bombolat nga ikën?
Hahahahahahahaha.
Lot o lot.
Dhe të mendosh që jemi në seritë e para të filmit…..”, shkruan Adriana Kalaja.



