spot_img
spot_img

Rama gjen arsyen e përmbytjeve: Sigurisht që kur i hedhim plehrat ngado, vjen ky shi e na mbyt dynjanë

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga zona e Shkozetit, ku një kanal kullues është përmbytur si pasojë e grumbullimit të mbetjeve plastike.

Në reagimin e tij, Rama e lidh situatën e përmbytjeve me mungesën e përgjegjshmërisë qytetare, duke theksuar se ndotja e përditshme kthehet në rrezik real gjatë reshjeve intensive.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det. Por kur shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk arrijnë dot detin si zakonisht, sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri ironizoi kritikat duke thënë se edhe në Greqi ka përmbytje po atje nuk fajësojnë qeverinë.

Lajmet e fundit