Partia Demokratike u mblodh këtë të premte në protestë, e cila ishte paralajmëruar para disa ditësh nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
I pranishëm në protestë ka qenë edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. I pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, nëse Tedi Blushi do tërhiqet nga mandati i tij duke bërë që ky mandat deputeti ti kalojë kreut të PL-së Ilir Metës, Blushi u përgjigj:
“Ju lutem të respektojmë protestën e qytetarëve për lirinë e votës. Të jeni të sigurt që Tedi Blushi dhe struktura e Partisë së Lirisë nuk kanë punuar asnjë ditë kundër Ilir Metës.
Këtë pyetje duhet t’ia bëni atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir Metës.
Ju e dini kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni edhe këto përgjigje”,-tha sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë.