Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Lorna, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Breaking”, ku komentoi situatat e ndodhura brenda shtëpisë.
Gjatë intervistës, ajo u ndal te situata e krijuar mes Mirit dhe Selin. Lorna u shpreh se, pasi Miri pa komentet e babait të Selin, ai duhej të ishte distancuar nga ajo për të treguar qartë se nuk ishte ai që e ndiqte, por ajo që i shkonte pas.
Sipas saj, Selin e ka fokusuar të gjithë lojën te Miri dhe nuk arrin të shkëputet prej tij.
“Miri duhet të kishte hedhur hapin që tha do e merrte, duhet të largohej përfundimisht nga Selin dhe duhet të kishte vazhduar me lojën e tij. Nëse Miri donte t’i largohej nofkës që i ka vendosur i ati i Selin, që i ka ndikuar shumë jashtë, do kishte bërë mirë t’i largohej Selinit.
Por, mendoj që ai po mundohet ta nxjerrë se këtë herë është Selin që po i shkon nga mbrapa. Në 24 orët e fundit kjo është e vërtetë dhe nëse ai do largohej, do i thoshte babait të Selin: ’Zotëri i dashur, është vajza juaj që po më vjen pas, jo unë asaj’. Selin nuk ka asnjë lojë tjetër veç Mirit”– tha Lorna.



