14.5 C
Tirana
E martë, 24 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ish- deputeti denoncon SPAK: Ka marrë kontratat origjinale të shtetit, kur shkuam t’i kërkonim, nuk ishin në arkivë

    Ish deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Plarent Ndreca ka publikuar një dokument që u ka dërguar drejtuesve më të lartë të kuvendit, drejtësisë, prokurorisë, gjykatave dhe ambasadorëve që kur ka mbajtur detyrën në Kuvend, me shqetësimin e madh e shkeljes së të drejtave të njeriut sidomos në rastet e formulimit të akuzave të ngritura nga SPAK, dhe mënyra sesi këto institucione ndërhynin në jetën e njerëzve.

    Në një dokument të gjatë, që e publikon për herë të parë, Ndreca thotë se e ka ngritur zërin prej dy vitesh për situatën në të cilën gjenden sot.

    Por para së gjithave, nxjerr një fakt sa qesharak, aq edhe të “tmerrshëm” për mënyrën sesi kanë operuar institucionet e hetimit me dokumentet shtetërore.

    “Fishing Expedition” – Prokuroria sekuestron dokumente, sende dhe mjete të paidentifikuara specifikisht, pa një ide të qartë mbi pistat e hetimit apo personin që hetohet, duke mbledhur informacion jashtë objektit të hetimeve për të krijuar një bazë të dhënash sa më të gjerë, që mund të përdoret për hetime të mëvonshme ndaj kujtdo.

    Në këtë kontekst, janë sekuestruar madje edhe dokumente origjinale në institucione shtetërore, duke krijuar situata absurd, si në rastin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontratat e shëndetësisë, që nuk arrinte të gjente kontratat origjinale në institucionet shtetërore për shkak se ato ishin sekuestruar nga prokuroria. Kjo situatë jo vetëm që cënon mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore, por krijon edhe premisa serioze për manipulimin e procesit hetimor.

    Kur dokumentet origjinale, që vërtetojnë nëse një veprim administrative është kryer apo jo, janë në administrim ekskluziv të prokurorisë, rritet rreziku për “montimin” e një akuze të re apo për manipulimin e provave, duke cënuar standartet e një procesi të drejtë dhe të rregullt ligjor”, ka shkruar Plarent Ndrecaj në shkresën e tij të gjatë për të gjithë institucionet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit