9.5 C
Tirana
E enjte, 16 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Iva Tiço: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

    Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri?”.

    Gjatë debatit, Tiço tha se një nga arsyet pse gratë sot e shohin martesën si diçka të largët është dëshira e tyre për të qenë të pavarura dhe të suksesshme në karrierë.

    “Çdo grua ndihet mirë kur hyn në një lidhje martese me atë që dikur ta jepte familja, pra, të ardhura, shtëpi…

    Unë mund të kem rreth 10 shoqe beqare, shumë të zonja me shtëpi të tyre, me rroga të tyre, dhe asnjë burrë shqiptar nuk do të donte të kishte një grua të tillë,” – u shpreh gazetarja.

    E pyetur se përse ndodh kjo, ajo u përgjigj:

    “Ata do të donin një grua që të ishte në nivel më të ulët se ata… Pra, për këto gra shumë të emancipuara, ka shumë pak burra të emancipuar.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit