21.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ja si përfundoi vila e Ilir Metës në pronësi të Baton Haxhiut, dyshime për pastrim parash. Pse analisti shpërtheu për arrestimin e Likes?!

    Analisti Baton Haxhiu ka arsyet dhe hallin e tij se pse sulmoi mënyrën se si u arrestua Ilir Meta. Haxhiu rezulton pjesë e dosjes së SPAK-ut për korrupsionin e çiftit Meta-Kryemadhi.

    Në vitin 2003, Ilir Meta ka blerë një vilë në Golem me vlerë 60 mijë USD. Sipas deklaratës së parë të pasurisë së Ilir Metës, vila kishte edhe një lulishte 327 m2.

    Për të mbuluar vlerën e vilës, Ilir Meta thotë se ka marrë në atë kohë një kredi te Banka Italo-Shqiptare.

    Në vitin 2006, pra tre vite më vonë, Ilir Meta e shet vilën në Golem për 300 mijë euro te një biznesmen i njohur, S. M.

    Shuma e fituar nga shitja e banesës nuk u deklarua nga ish-presidenti në ILDKPKI në vitet 2007-2009. E njëjta banesë u rishit në vitin 2021 nga biznesmeni gazetarit Baton Haxhiu për 80 mijë euro.

    Pyetjet për Baton Haxhiun?

    Si e bleu biznesmeni banesën për 300 mijë euro dhe Baton Haxhiu e mori për 80 mijë euro?

    Pse ka një diferencë kaq të madhe në çmimin e shitjes së vilës? A ka ndonjë shpjegim logjik ose ligjor për këtë ulje drastike të çmimit kur tregu i pronave ka ardhur në rritje? A përfshihen këtu marrëdhënie të dyshimta që mund të nënkuptojnë favore ose interesa të tjera që nuk janë deklaruar?

    Cilat janë shërbimet që Baton Haxhiu ka kryer për biznesmenin apo për çiftin Meta-Kryemadhi?

    Duke pasur parasysh lidhjen e tij me figurat politike dhe përfshirjen e tij në media, cilat janë ato veprime konkrete që ai ka ndërmarrë për të marrë në këmbim një pronë me një çmim kaq të ulët? A ka shërbyer ai si ndërmjetës, apo ka ndikuar në ndonjë formë në favor të interesave të tyre?

    Pse Baton Haxhiu gënjeu kur u pyet për vizitën në SPAK?

    Haxhiu fillimisht deklaroi se shkoi në SPAK për të intervistuar një hetues, por më pas pranoi se kishte qenë i thirrur për t’u pyetur për çiftin Meta-Kryemadhi. Pse e fshehu ai qëllimin e vërtetë të vizitës së tij? A tregon kjo për një lidhje më të thellë me hetimet ndaj Metës dhe Kryemadhit që ai nuk dëshiron të zbulohet?

    A po mbron Baton Haxhiu Metën për shkak të interesave të tjera të fshehura?

    Duke pasur parasysh marrëdhëniet e tij me çiftin Meta dhe transaksionet e dyshimta për vilën, a ka Baton Haxhiu motive personale ose profesionale për ta mbrojtur publikisht Metën? A janë të përfshira interesa financiare ose marrëveshje të pazbuluara që e bëjnë atë të përfshihet në këtë situatë?

    Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për të intervistuar një hetues

    Më 9 maj 2024 Baton Haxhiu i kujdesur që të mos binte në sy dhe me një kapelle hyri në SPAK. Një oficer i BKH-së e priti në hyrje dhe e shoqëroi për në ambientet e brendshme

    Pas afro 2 orë z.Haxhiu doli dhe i pyetur nga Media tha se kishte qenë aty të intervistonte një prej hetuesve për një lëndë për të cilën u shpreh se nuk kishte të drejtë të fliste.

    Gati një muaj e gjysmë më pas, Haxhiu nxjerr veten zbuluar dhe pranon për televizionin e Berishës se ishte thirrur në SPAK për tu marrë në pyetje për dosjen e SPAK për hetimin pasuror të ciftit Meta – Kryemadhi. (Prapaskena)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit