9.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Je duke luajtur”/ Valbona-Luizit: Nuk e shoh Tanin lojtar të dobët!

    Luizit nuk i del e “keqja” me Valbonën, pasi ajo dërgoi Tanin në nominim. Ai i tha Valbonës se kishte gjithë javën që i thonte që ajo do kishte një avantazh në lojë.

    Luizi shtoi se i kishte thënë Valbonës se nëse ajo do ketë në dorë mundësinë e zinxhirit, të shpëtonte Kiarën dhe nëse do kishte mundësinë e zëvëndësimit, të dërgonte në televotim atë, Oltën dhe Armaldon, në mënyrë që të dalë ky i fundit.

    Valbona u shpreh se ajo nuk ka logjikën e tij dhe se kjo është mënyra sesi ajo di ta luajë lojën.

    Duke folur me ironi, Luizi i tha asaj se i heq “kapelen” , pasi në këtë mënyrë ajo po krijon përplasje mes dy banorëve që ajo më herët ka debatuar, me Deamishel dhe Tanin.

    Luizi madje shtoi se Valbona, mori edhe “konfirmimin” e Oltës, e cila e duartrokiti vendimin e saj, duke i thënë që bëri mirë që nxorri shokun e Luizit në televotim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit