Presidenti amerikan Joe Biden një ditë më parë bëri një vizitë të papritur në Ukrainë, në një vjetorin e fillimit të luftës me Rusinë.
Normalisht vizita është komentuar nga analistë të ndryshëm në botë, por është dhe dikush në Shqipëri, që ka reaguar me një deklaratë “zyrtare”: Sali Berisha.
“Një vizitë për tu përshëndetur.
Të dashur miq, presidenti i SHBA ishte për një vizitë në Kiev. Partia Demokratike përshëndet këtë vizitë historike si një dëshmi e mbështetjes kulmore të SHBA për Ukrainën, kombin e saj vigan që përballet prej një viti me agresionin barbar rus.
Kjo vizitë është gjithashtu një mesazh i prerë që SHBA, presidenti Joe Biden i dërgojnë Vladimir Putinit, agresorit mizor se me barbaritë e tij nuk do mund të mposhtë kurrë Ukrainën e pavarur dhe kombin e saj të lire”, shkruan Berisha.
Është qesharake në fakt, se së pari Joe Biden e ka shpallur “non grata” Berishën dhe familjen e tij, ndërkohë që ky lëshon deklarata përshëndetëse.
Por më qesharake është përpjekja e Sali Berishës, për t’u dukur sikur e përfill njeri në botë dhe po kërkojnë mbështetjen e tij, kur në fakt këto deklarata qesharake, maksimumi botohen në portalin e djalit të vet.