Ish-finalisti i “Big Brother VIP 3”, Julian Deda ka komentuar raportin e banorëve të BBV4 me njëri-tjetrin, sherret e bullizimin që bëjnë mes tyre. Juli tha se e ka përkrahur ardhjen e Gjestit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sipas aktorit të njohur, gjetja e këtij sezoni nga produksioni është futja e Gjestit në këto momente.
“Është gjetje për çdo gjë, për shtëpinë, për ecurinë në lojë, për publikun, për çdo gjë, është gjetje. Gjesti është një djalë që shyqyr u fut në atë shtëpi, ta themi këtë gjë, se çunat e tjerë ishin duke luajtur domino, ishin duke parë letra, duke parë fall, se ça po bënin aty nuk u kuptua.
Po ai shyqyr që u fut atje, i ka dhënë një dinamikë komplet tjetër shtëpisë, sepse duhet me i parë gjërat edhe sikur të jesh aty brenda, por edhe sikur të jesh jashtë, por edhe si spektakël.
Është tip simpatik, është shumë pozitiv dhe nuk di të viktimizohet, e kështu me radhë. Por është më se e kuptueshme që banorët aty ta prisnin me këmbët e para, është normale dhe ka ndodhur në çdo “Big Brother”. Kush vjen i ri, është instiktive që ti t’i dalësh dikujt përpara dhe aq më tepër Gjestit që ata e dinin se çfarë ka bërë te “Big Brother Kosova”. Ata dy javë kishin që ishin aty, ndërsa Gjesti kishte dy muaj dhe e dinin se sa famë kishte. Ata nuk dinë vetëm një gjë, se çfarë fame ka marrë Gjesti në momentin që e kanë eliminuar nga BBVK.
Sipas publikut, ai meritonte fitoren. Në një farë mënyre publiku po e shndërron Gjestin pa dashjen e tij në një ‘viktimë’, gjynah që nuk ia dhanë atje, hajde t’a mbështesim këtu. Ndërkohë nuk kanë nevojë ta bëjnë këtë pasi ai po përballon shumë mirë edhe G-Banin, edhe Jozin dhe këdo aty brenda, por po marr dy emrat që ai ka patur…”, tha Julian Deda.