26.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Justina Aliaj rrëfen periudhën kur ishte në koma: Isha shumë e lumtur, pashë lule ngjyra-ngjyra

    Justina Aliaj është një ndër ikonat e muzikës shkodrane. Edhe pse prej një jete në skenë, ajo vazhdon të jetë më në formë se kurrë.

    E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka folur për periudhën më të vështirë të jetës. Këngëtarja ka treguar se çfarë kaloi në periudhën kur ishte në koma, çfarë pa dhe momentet e lumturisë që ndjeu.

    “Isha në koma. Kujtoj shumë nga ajo kohë. Unë e besoj verbërisht që ka një jetë të përtejme. Po kjo ishte sprovë.

    Shikoja një dritë tuneli, shikoja vetëm ujë, ujë, ujë, lule ngjyra-ngjyra. Uji ishte i kaltër, si jeshil siç nuk e kam parë kurrë më parë.

    Isha krejt vetëm, isha shumë e lumtur derisa sa shkoja te dera, aty më mbyllej dhe nuk shkoja.

    Nuk ka nocion kohe, as gjeografike, asgjë. Ishte jashtëzakonisht bukur. Sot nuk e kam frikë vdekjen.

    Mbas asaj sëmundjes më ranë flokët dhe i them vetes si mund të dal në ekran.

    Filluan të dalin flokët që ishin bosh dhe u përdrodhën. Unë dola, kur ranë isha shumë e mërzitur”, u shpreh ndër të tjera Justina.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit