10.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ka qarë për 3 ditë rresht” – Babai i Kiarës tregon çfarë i tha të bijës për Luizin: Pse është më e afërt tani

    Babai i Kiarës ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e moderatores  në Big Brother VIP.

    Ai ka zbuluar dhe çfarë i ka thënë Kiarës pas daljes nga BBVIP në lidhje me Luizin, të dashurin e saj. Po ashtu ai shprehur rezerva për reagimet e opinionistëve, të cilat sipas tij vetëm sa shtojnë urrejtjen ndaj Kiarës.

    “Më tepër ka folur nëna e Kiarës me të, sa për ndryshimin e sjelljes, nëse Kiara do sillej njësoj do thoshte a po kjo nuk bën më. Kiara tani gjykohet pse ka ndryshuar. Nuk ka një argument që të thotë Kiara do bënte këtë apo atë. Po të them të drejtën. Me Luizin kam qenë dakord për çdo vendim që ka bërë Kiara. U tremba kur mori popullaritet në fillim, thashë ‘Ah mos’. Mua më duket se Kiara po paguan një çmim për të tjerët.

    Është më e afërt me Luizin sepse pa reagimin e njerëzve. Kiara është tip i ftohtë. Më parë po të mos bënte reagim do ta gjykonin, por edhe kur reagonte e gjykonin. Një lidhje është e ndryshme, nuk ka një shabllon që ta ndjekin dhe thotë një çift ideal bën këtë bën atë. Kiarës i thonë pse nuk pranon që të të ndihmojë Luizi. Por pastaj kur Kiara tha dua të më ndihmojë, i thanë jo një femër e fortë etj. Unë dua vetëm të mos mërzitet me Luizin. Gjithçka fillon e mbaron Kiara-Luiz. Vetëm ata komentohen.

    Disa javë përpara Zhaklina e pyeti Kiara pse nuk pranon të të ndihmojë Luizi. Kur i bëri pyetjen primen e shkuar, tha jo gratë duhet të jenë vetë. Ajo zgërdhihet.

    Mua më vret kur qeshin opinionistët në lidhje me Kiarën. Janë disa vogëlsira që ngrejnë urrejtjen kundër Kiarës, tha Arben Tito.

    Ai ka zbuluar se Kiara pas daljes ka kaluar 3 ditë duke qarë dhe ishte shumë e ngarkuar nga komentet e njerëzve.

    “Kiara ka qarë për 3 ditë pas daljes. Ka qenë shumë e rezervuar për të folur. Më tha që ka mundësi për tu futur prapë se do bëhet një votim. Vetëm qante, më thoshte nuk e dija çfarë të bëja. Unë i thashë analizo çfarë gabimesh ke bërë, në fund del që nuk ka bërë asgjë. Nuk ka ngacmuar njeri, nuk i ka vënë njeriu shkopinj nën rrota. Ajo ishte shumë e ngarkuar. Kiara me njerëzit që nuk i do thjesht i injoron. Aty brenda nuk ka mundësi. Unë i them të gjithëve ta mendojnë sikur e kanë vajzën e tyre. Lërini ta shijojnë atë Big Brother aty brenda”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit