9.5 C
Tirana
E enjte, 23 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Ka qejf pleqtë pasanikë” – “Pamfleti” sulmon ashpër Eni Vasilin, reagon Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë

    Portali “Pamfleti” ka sulmuar ashpër Eni Vasilin, pas raportimeve se ajo do jetë drejtorja e re e RTSH.

    “Korridoret e Televizionit Publik ziejnë. Deri të premten në darkë, Leka Bungo tregonte lart e poshtë mesazhin e Edi Ramës, në të cilin shkruhej se njeriu që duhej votuar si drejtori i ri RTSH ishte Iris Luarasi. Shoqja e Linda Ramës, për të cilën Irisi kishte luftuar fort për vite, për t’i ruajtur imazhin, do të merrte shpërblimin që meritonte. Irisi vetë kishte filluar përgatitjet, mblidhte njerëz e premtonte lart e poshtë bashkëpunime televizive të mëdha në institucionin që do të drejtonte.

    Por ja që gjërat mund të ndryshojnë papritur.

    U desh darka e së premtes, një festë e organizuar nga Anila Basha në Pallatin e Kongreseve, një ndërhyrje e vogël që një tjetër “luftëtare” të bisedonte ‘kokë më kokë’ me Linda Ramën dhe të hënën në mëngjes gjërat ishin përmbysur. Irisit iu anulua premtimi sepse një tjetër lëpirëse kishte ofruar lëpirje më cilësore tek bashkëshortja e Kryeministrit.
    Fjalët në korridoret e RTSH ndërruan kah. Drejtoresha e re e premtuar ishte, Eni Vasili. 10 minuta ‘kokë më kokë’ me Linda Ramën në festën e së premtes, Enit i kishin mjaftuar ta drejtonte ujin për nga burimi i vet.

    Por nga doli kjo kandidate e re e “fortë” dhe në çfarë është provuar deri më sot Eni Vasili që t’i japin RTSH-në, institucionin publik mediatik, me buxhete miliardësh, të rrjepur si mos më keq e në prag falimenti?

    Nga pikëpamja profesionale, Eni Vasili nuk ka shkëlqyer kurrë në asgjë. Autore e një emisioni mediokër që asnjëherë nuk u bë faktor në botën e medias, Eni Vasili njihet vetëm për aventurat e jashtëzakonshme personale që personazhe kryesore kanë pasur vetëm burra të shkuar në moshë, por të pasur. Në institucionin ku Eni ëndërron të shkojë si drejtoreshë e madhe, mbahet mend vetëm për drurin që i pat dhënë dashnorja e një bashkëshorti kurorshkelës. Asgjë tjetër.

    Ndërsa në rrethet e gazetarisë, Eni është e dalluar për historinë e flaktë të dashurisë me nje politikan, të shkuar në moshë për të në kohën kur ishin bashkë, dhe më vonë për një tjetër lidhje të famshme, me babanë e një biznesmeni që para disa vitesh renditej një nga më të pasurit në Shqipëri.

    Kulmin e vet profesional, Eni Vasili e ka arritur në këtë periudhë të jetës: Si mantenuta e të atit 70-80 vjeçar e një biznesmeni pasanik, i cili i dha post drejtues në televizionin e tij, i dha para e prona dhe i hapi oreksin që këtë stil jete ta kërkonte edhe më vonë.

    Kjo është kandidatja e porositur nga pushteti për drejtoreshe në RTSH që megjithë premtimin nuk do ta ketë të lehtë. Bisedat ‘kokë më kokë’ me Linda Ramën dhe premtimet e tepërta që ka dhënë mund t’i japin zyrën, por kolegët që e presin në RTSH nuk ia harrojnë bëmat dhe punën me ta nuk do ta ketë të lehtë”, shkruan Pamfleti.

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, përmes një reagimi, ka dënuar këtë shkrim:

    “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon sulmet dhe fushatën e shpifjeve dhe fyerjeve ndaj gazetares dhe moderatores Eni Vasili.

    Artikulli i portalit “Pamfleti” është një shembull i qartë i fushatës së shpifjes dhe defamimit, e cila përdor një gjuhë denigruese dhe të pasaktë për të njollosur figurën e gazetarit.

    Të tilla përpjekje për të diskredituar individë në fushën e medias dhe jashtë saj nuk ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së informacionit dhe nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, ku liria e shprehjes dhe ndershmëria profesionale janë të shenjta.

    Ne, si Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i bëjmë thirrje çdo media të veprojë me përgjegjësi dhe profesionalizëm, dhe t’u ofrojë të gjithë individëve mundësinë për t’u shprehur në mënyrë të drejtë dhe të ndershme, pa i përdorur ata për agjenda personale ose politike. Rruga për një media të fortë dhe të besueshme është e mbushur me respekt për standardet e etikës gazetareske dhe për të drejtat e individëve.

    AGSH mbetet e angazhuar për të mbrojtur gazetarët dhe profesionin e medias, duke siguruar që ata të kenë mundësinë të punojnë në një mjedis të sigurt, të mbrojtur nga sulmet dhe të mbështetur nga komuniteti i gazetarisë për të përmbushur rolin e tyre të rëndësishëm në shoqëri”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit