21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ka qenë në një lidhje me Luiz Ejllin? Mariza Ikonomi rrëfen të vërtetën e fotove me këngëtarin

    Një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare, Mariza Ikonomi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, përballë moderatores Ester Bylyku, ku i dha përgjigje shumë pyetjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

    Disa javë më parë u bënë virale fotot e saj me fenomenin e momentit Luiz Ejlli. Dyshja e këngëtarëve u përfol për një lidhje. Por sa e vërtetë është kjo?

    Mariza shuan kuriozitetin e publikut, për ‘Glamour Zone’.

    Ester Bylyku: Janë bërë virale disa foto te tuat me Luiz Ejllin, madje jeni përfolur në media për më tepër se miqësi. Është e vërtetë që keni qenë dikur në një lidhje?

    Mariza Ikonomi: Tani që po më thua ti po shoh se cfarë ka ndodhur, sepse sinqerisht nuk ia kisha idenë për këto thashetheme që janë përhapur. Fotot tona janë shkrepur në prapaskenën e Festivalit. Nëse s’gabohem ka qenë hera e parë dhe e fundit që ne kemi bërë foto.

    Ester Bylyku: A ka patur lidhje mes jush?

    Mariza Ikonomi: Jo, asnjëherë. Luizi është një djalë shumë i mirë, karizmatik dhe një koleg që e vlerësoj shumë.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit