6.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kamela Islamaj rrëfen historinë e saj të dashurisë me italianin

    Këngëtarja Kamela Islamaj ishte e ftuar në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH 1, ku ka ndarë me publikun disa momente interesante nga jeta e saj personale dhe profesionale.

    Në lidhje me mundësinë e pjesëmarrjes në Festivalin e Sanremos, Kamela tregoi se është e hapur për mundësitë e ardhshme, por e ndien se ka ende disa hapa për të hedhur për të realizuar një ëndërr të tillë.

    E kam menduar festivalin e Sanremos, të gjithë ne që jemi rritur me festivalin e RTSH-së sigurisht i kemi hedhur sytë edhe nga ana tjetër, por mendoj që janë shumë komponentë që unë nuk i kam, dhe si fillim një pasaportë”, u shpreh Kamela.

    Kamela gjithashtu ka ndarë me publikun një pjesë të jetës së saj personale, duke rrëfyer se është njohur me partnerin e saj, Trumanin, përmes një shoqërie të përbashkët.

    Jemi bashkë prej 11 vitesh dhe jemi njohur nëpërmjet një shoqërie të përbashkët. Trumani punonte për një agjenci marketingu dhe unë kisha bërë foto për një nga kompanitë me të cilat ai punonte. Duhej të riprekte një foto dhe ai pa dhe tha, ‘Kush është kjo?’ Kolegët e tij u shprehën dhe i thanë se ishte një këngëtare shumë e njohur, dhe ai tha, ‘Do ta bëj për vete me kaçurrelat e mia.’

    U deshën pak kohë, në fillim u njohëm si shokë, por pas disa muajsh e gjetëm veten. Propozimi ka ardhur, por nuk ka ardhur momenti i duhur për të bërë një ceremoni. Nuk jam fanse e dasmave të mëdha dua të bëj diçka me njerëzit e mi të afërt”, u shpreh këngëtarja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit