21.5 C
Tirana
E enjte, 3 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Kandidat i Berishës për Himarën më 14 maj, Fredi Beleri fushatë me flamurin e Vorio-Epirit

    Fredi Beleri kandidati i opozitës në zgjedhet lokale të 2023 për Himarën ka nisur fushatën me flamurin e Vorio Epirit. Video është bërë publike nga vetë kandidati kandidat i përbashkët i PD-së dhe PL në rrjetet e tij sociale.

    Ai u bën thirrje emigrantëve shqiptar që jetonë në Samos të Greqisë që ta mbështesin, duke i premtuar zgjidhje të problemeve me të cilat ata përballen

    Dua te shpreh lumturinë time. Kryebashkiaku me ka folur për të gjithë ju, me fjalët më të mira. Kjo me ka bërë shume krenar. Dikur e pushtoi ali pasha, tani ky vend po rrezikon prap, jo nga nje agresor,por nga nenglizhenca jone, emigracioni. Me 14 maj Unë dua që ju të jeni në fshatrat tona, dua që të më mbështesni, kërkoj ndihmën tuaj, dua besimin tuaj dhe do të jem gjithmonë pranë jush”, tha Beleri.

    Kujtojmë se Fredi Beleri është një figurë e njohur dhe jo pak e kontestuar në të shkuarën. Ai është një nga personat e akuzuar për masakrën në kazermat ushtarake të Peshkëpisë, afër kufirit jugor me Greqinë, gjatë së cilës u vranë tre ushtarakë shqiptarë të paarmatosur.

    Një shoqatë ekstremiste greke me emrin Stohos mori përsipër krimin. Fredi Beleri u akuzua bashkë me disa të tjerë, por ngjarja kurrë nuk u zbardh plotësisht dhe as u gjetën autorët.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit