Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Ina Aderi, mbrëmjen e djeshme la shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për eksperiencën e saj në reality shoë dhe për ndjenjat që përjetoi gjatë qëndrimit aty.
Gjatë intervistës, Ina tregoi se personi i parë që takoi pas daljes nga shtëpia ishte Kejsi, ndërsa më pas familjarët. Ajo theksoi se historia mes tyre nisi brenda në shtëpinë e BBV dhe jo jashtë saj.
Gjithashtu ajo foli edhe për raportin me Stelinën, duke u shprehur se në asnjë moment nuk ka treguar mungesë respekti ndaj saj.
“Të parin takova Keijsin, pastaj familjen. Ne nuk patëm një histori jashtë, historia jonë ka nisur në BBV. Përveç miqësisë ne po kuptonin që diçka po ndodhte mes nesh. ‘The eyes never lie’, është një shprehje.
Biseda me Stelinën ishte një bisedë si femra femrës. Unë skam treguar në asnjë moment mungesë respekti ndaj saj. U shpreha për ndjesitë e mira, mora ca përgjigje që nuk i prisja nga ajo vajza. Gjërat morën kohën e tyre dhe mendoj se janë aty ku duhet.
Aty brenda dyshon dhe me veten, nuk i beson dot as vetes. Aty dyshon. Pata një momente dobësie për të cilën u pendova shumë shpejt, u ndjeva keq që i lëshova dorën Keijsit. Për puthjen nuk jam penduar absolutisht. Ishte shumë spontane. Nuk u pendova asnjë sekondë. Ndjenjat kur janë të pastra janë të bukura.
Kur dikë e ke mik, i hap zemrën, pa paragjykime. Ne kemi folur me njëri tjetrin shumë sinqerisht dhe kjo më bëri të krijoja besim tek ai. Është një mashkull që më jep shumë siguri, më mbështet, përkujdesës”, u shpreh Ina.



