Belind Këlliçi doli këtë të premte për të protestuar për zgjedhjet e 11 majit.
Por ajo që ra në sy, ishte veshja e tij.
Ai u shfaq i veshur si Zelensky, a thua se Shqipëria është në luftë.
Këlliçi gjatë fjalës së tij tha se do të faktohet manipulimi zgjedhor.
Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës u shpreh i bindur se pas disa muajshe ose 1 viti, do ngremë pyetjen se ku është Edi Rama dhe ministrat e tij.
“Kush ka future duart duke deformuar votën e shqiptarëve, të jeni të bindur se do të përballen me ligjin. Do të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë për zgjedhjet e 2023-it.
Do të faktojmë manipulimin zgjedhor dhe do të pyesim ku është Edi Rama pas 7 muajsh apo 1 viti? Të jeni të bindur për këtë”, tha Këlliçi.
Në vijim ai theksoi se natyrisht edhe PD mund të ketë gabimet e saj dhe do të bëjë analizën e saj, pork jo do të ndodhë pasi të publikohet edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR përe zgjedhjet.
“Ne do të bëjmë analizën tonë, do të shikojmë ku kemi gabuar, janë kandidatët apo program, por këtë do e bëjmë pas raportit përfundimtar të ODIHR për zgjedhjet”, tha Këlliçi.