9.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kënga e Luizit për ish-të dashurën? Kompozitori e fshin dhe akuzon: Kanë nxjerrë intervistën nga konteksti

    Luiz Ejlli ndodhet në “Big Brother VIP”, por duket se po zhvillon edhe një “Big Brother” jashtë.

    Së fundmi, pa dijeninë e tij një tjetër këngë e kënduar prej tij që gjendej në studion e Klodian Qafokut është publikuar në YouTube.

    Ajo titullohet “Oqean” dhe sipas kompozitorit kishte vite në studion e tij por që ai zgjodhi ta publikojë tani që Luizi është brenda shtëpisë së famshme.

    Në një intervistë me “Fan Club” ai u pyet se kujt ja ka dedikuar Luizi këtë këngë, duke thënë se asokohe ai ishte i lidhur me Megi Topallin dhe me siguri këngën ia ka kushtuar asaj.

    Sipas kompozitorit që ka realizuar edhe këngën e Luizit në Eurovizion, këngëtari i kërkoi tekstshkruesit Arben Duka, që në tekst ai të theksonte fjalën “bota ime”.

    Në kanalin e YouTube të emisionit kjo u trajtua si një fakt duke shkruar “Zbulohet kënga e Luizit, dedikim për ish-in”. E gjitha solli shumë reagime në rrjet me fansat që u frustuan. Së pari duke thënë se ata nuk kanë të drejtë të publikojnë këngën pa autorizimin e Luizit. Dhe së dyti të bëjnë fakt të kryer se ia ka dedikuar ish-të dashurës sepse nuk e ka deklaruar këtë gjë dhe nuk e ka shkruar vetë tekstin.

    Kështu, Qafoku e ka fshirë këngën. Në një reagim në mediat sociale ai shkruan se publikimi i këngës nuk ka pas për qëllim përfitime financiare apo famë dhe as prishje të imazhit të Luizit. Ai e cilëson si “dizinformues” titullin e “Fan Club” dhe se kishte hequr kontekstin e vërtetë të intervistës.

    Kënga e Luizit për ish-të dashurën? Kompozitori e fshin dhe

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit