21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Kiara “i thërret mendjes”: Nuk zihem më me Luizin për shkak të banorëve të tjerë, nuk fryhem më nga të tjerët

    Dalja një javë jashtë shtëpisë së Big Brother Vip, duket se e ka bërë Kiarën të reflektojë dhe të mësojë nga gabimet e së shkuarës dhe të mos i ripërsëritë më me rifutjen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Efi i ka treguar Kiarës deklaratën e Kristit se moderatoja i duket ndryshe dhe më e ftohtë, teksa Kiara ka dhënë arsyet e saj pse ka vendosur të jetë e tillë.

    Ajo tha se ka vepruar gabim kur ndihej keq për banorët e tjerë dhe kritikonte Luizin se pse i ngacmonte ata, pasi sipas saj, kjo gjë nuk mund të ndodhë në atë lojë. Kiara deklaroi se nuk do të fryhet më prej banorëve të tjerë. Ajo tha më tej se asnjë prej banorëve të tjerë nuk i intereson dhe nuk i vjen keq për të, përveç Luizit, dhe nesër ata nuk do të jenë më pjesë e jetës së saj.

    “Jam tërhequr shumë. Se unë i kam njohur të gjithë banorët, nuk ka lidhje se s’kam interes t’i njoh apo të rri me ta, por kështu kam vendosur të hy këtë herë. Ti shikoj gjërat më ftohtë, sepse kur unë bëhem emocionale, kritikoj njeriun që kam më afër vetes dhe më vjen keq për të tjerët, ndërkohë që kjo është gabim.

    Këtë gjë nuk duhet ta bëj kurrë. Unë duhet të mbroj atë gjënë, intuitën time dhe të mos fryhem nga njerëzit e tjerë, prandaj dhe kam vendosur të jem e ftohtë. Kam këtë njeriun në krah, që e dua pafund dhe nuk dua që në asnjë moment të ndodhë një situatë dhe unë të ndihem keq për të tjerët. Kush janë të tjerët dhe a ju vjen atyre keq për mua?

    Absolutisht asnjë njeriu, si intereson hiç për mua. Por unë duke qenë natyrë kështu e mirë, e ndjeshme, jo nuk është këtu vendi për të qenë ashtu. Atë e tregoj në shtëpi unë, nuk e tregoj më këtu. Të hypin në qafë pastaj. Është gabim. O zemra, siç ndodh në familje. Për shembull kur i bërtet mami ndonjë shoqeje, ti i kthehesh mamit sepse kë më shumë konfidenca dhe me atë mund ta rregullosh.

    Kjo gjë më ka ndodhur edhe mua më Luizin. Ngacmonte ky një banor, ndihesha keq unë. Pse? Kush është ai banori në fund të ditës? Një person që nesër s’do jetë më fare pjesë e jetës time. E prishesha unë me këtë pastaj, kot. Nuk duhet me u përfshi me çdo banor, se kur përfshihesh shumë emocionalisht, gabon vetë pastaj, se e ve veten në vendin e tjetrit” – u shpreh Kiara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit